Thursday, April 25, 2024
HomeUncategorizedMarsi nuk mund të kolonizohet për shkak të kancerit

Marsi nuk mund të kolonizohet për shkak të kancerit

-

Njerëzit mund të shkojnë në planetin Mars dhe mund ta kolonizojnë atë, por është shumë më shumë e vështirë se sa çmendohej deri më tani. Rrezet kozmike shkaktojnë kancer, sipas një hulumtimi të ri.

Shkencëtarja e shëndetit Frank Cucinotta u bashkua me Eliedonna Cacaoat, nga Universiteti i Las Vegas, për të hetuar efektin e rrezeve kozmike. Në studimin e botuar në revistën “Nature”, ekipi shqyrtoi rezultatet e studimeve të mëparshme të tumoreve tek minjtë dhe zbuloi se kafshët ishin dy herë më të prekshme ndaj kancerit në hapësirë të thellë se sa mendohej më parë.

Ekipi beson se studimet e mëparshme nuk kanë arritur të njohin se rrezet kozmike mund të përhapen nga qelizat e prekura direkt nga qelizat sekondare, duke dëmtuar ADN-në dhe duke i kthyer ato në qeliza kanceroze.

Metodat mbrojtëse thuhej gjithashtu se kishin vetëm “ulur modestisht” sasinë e rrezatimit që minjtë ishin të ekspozuar.

Rrezet kozmike, të cilat gjithashtu mund të shkaktojnë katarakte, dëmtime nervore dhe probleme me qarkullimin e gjakut, përbëhen nga grimca atomike dhe subatomike me energji të lartë që rrjedhin nga yjet shpërthyese dhe vrimat e zeza.

Astronautët janë të ekspozuar ndaj niveleve shumë më të larta të rrezatimit sesa njerëzit në Tokë, pasi atmosfera e planetit siguron një mbrojtje natyrore nga energjia e dëmshme. Anëtarët e ekuipazhit në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës janë gjithashtu të mbrojtur nga fusha magnetike e Tokës e cila devijon rrezet kozmike larg orbitës së Tokës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts