Ambasada gjermane do të organizojë në Shqipëri përgjatë më shumë se 1 muaji aktivitetet e Tetorit Gjerman. Ambasadaorja Susanne Schutz tha se shkëmbimi i kulturave midis popujve ngre ura bashkëpunimi duke bërë që shqiptarët dhe gjermanët të mësojnë nga njëri-tjetri
Në edicionin e 11 të Tetorit Gjerman në Shqipër, ambasadorja Susanne Schutz prezantoi aktivitetet kryesore që do të mbahen për më shumë se 40 ditë.
Schutz tha se qëllimi i këtyre aktiviteteve është të bëjë për vete mendjet dhe zemrat e njerëzve, duke ngritur ura bashkëpunimi midis popullit gjerman dhe shqiptar.
Tetori Gjerman do të nisë më datën 30 shtator me shfaqjen “Një requiem gjerman” dhe përfundon më 16 nëntor me ciklin e aktiviteteve “Kujtesa si mision”.