- Qeveria ka bërë publik bilancin e saj të pagesave jotregtare ku rezulton se për periudhën janar-qershor kemi një rritje të shpenzimeve. Vetëm shpenzimet e ambasadave kanë shënuar për 6-mujorin e parë 2017 një rritje me 38% në raport me të njëjtën periudhë të një viti, duke arritur në 5.5 milionë dollarë.
Përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë
Shqipëria rezulton të ketë të paktën 50 përfaqësi diplomatike të vendosura në shtatë kontinentet. Në këtë numër nuk përfshihet vetëm pjesa e ambasadave pranë shteteve por edhe pranë institucioneve të rëndësishme ndërkombëtarë siç është UNESCO, OKB, OSCE, NATO, KE, BE.
Por cilat janë shtetet ku Shqipëria ka ambasada: Arabia Saudite, Austri, Brazil, Bullgari, Çeki, Danimarkë, Egjipt, Francë, Greqi(Janinë, Selanik) Gjermani (Mynih, Berlin), Holandë, Hungari, Kanada, Kinë, Kosovë, Kroaci, Itali(Romë, Milano, Bari), Izrael, Maqedoni, Japoni, Mali i Zi, Britani, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Slloveni, Spanjë, Suedi, SHBA, Turqi (Ankara, Stamboll), Zvicër, Gjenevë, Kuvajt, Vatikan, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Sllovaki. /Monitor/