Friday, April 19, 2024
HomePolitikëKuvend - Basha: Qeveria mbështet bandat kriminale. Rama: Po loboni për krimin

Kuvend – Basha: Qeveria mbështet bandat kriminale. Rama: Po loboni për krimin

-

Kryetari  i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama  dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, kanë debatuar në Kuvend dhe janë përplasur në akzua për sa i përket situatës me kriminalitetin në vend.

Basha, akuzoi kryeministrin se mbështet bandat kriminale ndërsa sipas tij ne vetëm 4 vite  nga vend i sigurt Shqipëria është kthyer në rrezik për Bashkimin Evropian.

BashaSot nga kjo sallë të kërkojë ty Edi Rama që ta nisësh luftën kundër krimit duke ndërmarrë disa masa të thjeshta por që kanë domethënie të madhe; largo Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafajn nga detyra e Kryetarit të Kuvendit dhe e ministrit të Brendshëm. Kërkoj menjëherë shkarkimin e Qazim Sejdinit, bëjë publike listën e personave në administratë që kërkohen nga Interpoli dhe bëj arrestimin e tyre. Spastro radhët e drejtuesve të korruptuar të policisë nga bashkëpunëtorët e trafikantëve të drogës.  

Kryeministri iu përgjigj Bashës, duke theksuar se Partia Demokratike nuk i shërben interesit kombëtar, ndërsa sipas tij po tund flamurin e krimit etnik shqiptar.

RamaKrim etnik shqiptar është një shprehje raciste që ne duhet ta neverisim, ndërsa ju takoheni me ata që e përdorin dhe vini dhe e nxirrni këtu.

Të bësh politikë me krimin tha Rama, është njësoi si të lobosh për të.

Rama: Këtë keni 4 vjet e kusur që bëni dhe për këtë arsye jeni në këtë gjendje. Ikni nga ky Parlament për të shkuar për të marrë vota dhe ktheheni me më pak pupla. Dhe kështu do të vazhdoni të ktheheshin kështu sa herë do të shkoni për të marrë vota, sepse shqiptarët nuk janë budallenj.

Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike,  u ndal tek ngjarja në Elbasan ku u godit me autoblind makina e nëndrejtorit të policisë, ndërsa akuzoi se autor i ngjarjes është dhëndri i kryebashkiakut Qazim Sejdini. Basha tha se policia nuk ndërhyri pasi bandat kanë mbështetje qeveritare.

BashaTë gjithë pyesin se pse nuk hyri policia brenda magazinës ku u strehuan banditët. Policia nuk e kaloi atë rrethim, jo se nuk i ka mjetet dhe oficerë kurajoz, por se ajo magazinë është kështjellë e Edi Ramës.

Në përgjigje të akuzave, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, tha se partia demokratike po përpiqet të nxij imazhin e vendit gje që sipas tij po e bën dhe ne kancelaritë evropiane.

XhafajPatët mundësi të ndiqnit një hartim politik që kishte një qëllim të vetëm; të nxijë realitetin e vendit, atë që je duke bërë çdo ditë në kancelaritë ndërkombëtare, të cilët janë mësuar me këtë gjë.                         

Për ngjarjen e Elbasanit, Xhafaj tha se ka urdhëruar një hetim të hollësishëm, ndërsa akuzoi për situatën e kriminalitetit  pasardhësit e tij në krye të ministrisë së Brendshme.

XhafajKam urdhëruar një analizë të detajuar të ngjarjes përmes strukturave përgjegjëse të ngarkuara nga ligji.

Kryetari i Partisë Demokratike, akuzoi ministrin e Brendshëm Famir Xhafaj si koordinator të krimit, ndërsa drejtorin e përgjithshëm të policisë si përgjegjës të ndërkombëtarëve.

BashaNë Shqipërinë e Edi Ramës, ministri i Brendshëm koordinon direkt trafikantët, ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë përgjon paligjshmërisht kundërshtarët politikë të kryeministrit dhe diplomatët e huaj dhe sipas informacionit gjynahqarin që mbante kufjet e ke nisur sot me urgjencë në Amerikë para si ti vinin prangat.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts