Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetPesë familje çojnë fëmijët në Itali dhe i braktisin

Pesë familje çojnë fëmijët në Itali dhe i braktisin

-

Policia e Vlorës nisi procedim penal për 5 persona pasi akuzohen për braktisje të fëmijëve të mitur në vendet e BE-së me qëllim përfitimin e azilit social

Ka nisur procedimi penal për
L.P., 57 vjeç, banues në fshatin Baltëz, Fier.

A.H., 69 vjeç, banues në fshatin Picar,Vlorë.

P.C., 45 vjeç, banues në fshatin Strum, Fier.

D.GJ., 49 vjeç, banues në Tiranë.

B.K., 43 vjeç, banues në fshatin Shtermen,Elbasan.

“Shtetasit e lartëpërmëndur kanë dalë nga PKK Vlorë sëbashku me fëmijët e tyre të mitur në drejtim të shtetit Italian dhe janë kthyer pa fëmijët përkatës të secilit.

Nga pala Italiane dhe ajo Franceze është bërë njoftim pranë Struktuarve Policore të DVKM Vlorë se fëmijët e këtyre shtetasve kanë kërkuar Azil Social pikërisht në këto vende” informon policia e Vlorës.

Lidhur me këto raste Policia Kufitare ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur për veprën penale ”Braktisja e fëmijëve të mitur”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Policia Kufitare u bënë thirrje të gjithë shtetasve të cilët kalojnë Kufirin Shqiptar me fëmijët e tyre të mitur për në Vendet e BE-së të mos i braktisin ata me qëllim përfitimi azil social pasi do të jenë subjekt të hetimit dhe do të ndiqen penalisht nga Policia Kufitare dhe Prokuroria për veprën penale të Braktisjes së fëmijëve të mitur !

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts