Friday, January 17, 2025
HomeKronikaPolicia jep detaje zyrtare per arrestimin e Kel Docajt

Policia jep detaje zyrtare per arrestimin e Kel Docajt

-

Kapet dhe ndalohet autori i tretë i dyshuar për ngjarjen e ndodhur me datë 16.04.2017, në vendin e quajtur “Dugajt e Reja”, ku është dëmtuar xhami i parë si dhe është qëlluar me armë zjarri pistoletë xhami i pasëm i automjetit tip Benz, i cili ka qënë i parkuar dhe është në pronësi të shtetasit N. L,

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune të mirëorganizuar u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

Kel Doçaj, 24 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg“, Shkodër,

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka leshuar urdhër ndalimi të menjëhershëm me nr. 4233 datë 02.05.2017, për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” , “Prishje e qetësisë publike” , “Kanosje”, “Shkatërrim Prone“ e kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimit të punonjësit të rendit publik”, të parashikuara nga nenet 84 , 150 , 274 , 278 , 25 e 236 të Kodit Penal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts