Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetPsikologët me licencë - Licensohen 164 psikologët e parë në Shqipëri

Psikologët me licencë – Licensohen 164 psikologët e parë në Shqipëri

-

Në Shqipëri janë licensuar 164 psikologët e parë, duke e shndërruar këtë aktivitet në profesion të rregulluar me ligj. Formalizimi i këtij profesioni, do të thotë se ai që nuk ka një licensë nuk mund të ushtrojë detyrën.

Urdhri i Psikologut licensoi 164 psikologët e parë shqiptarë, të cilët do të ushtrojnë profesionin e tyre tashmë të rregulluar me ligj. Kryetarja e Urdhrit, Valbona Treska, tha se askush nuk mund të ushtrojë profesionin pa licencë.

Valbona Treska: Fazë shumë e rëndësishme, janë bërë zgjedhjet e Urdhrit të Psikologut në janar. Jemi sot në shtator dhe për një periudhë të shkurtër mujore kemi ardhur në fazën e lincesimit të 164 psikologëve të parë, licensim që do të vazhdojë më tutje edhe për grupet e tjera të psikologëve që do të plotësojnë kriteret sipas ligjit. Duhet të ruajë licensën e tij në bazë të krediteve që merr, kualifikimeve që ka, licencë e cila rinovohet çdo 5 vjet.

Nga kriteret bazë për licensimin e këtij profesioni janë 4 vite studimi, ose me sistemin e Bolonjës 3+2 si dhe të paktën një vit eksperience pune.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts