Saturday, January 25, 2025
HomeAktualitetVeliaj jep lajmin e mirë: Projekt fantastik për “Piramidën”. Për zjarrfikësit do...

Veliaj jep lajmin e mirë: Projekt fantastik për “Piramidën”. Për zjarrfikësit do ketë shpërblim

-

 

20170928-183630

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë sot lajmin e mirë për fillimin e punimeve për rehabilitimin e “Piramidës”, së shpejti. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se po punohet me arkitektë të huaj për realizimin e këtij projekti, që e cilësoi fantastik.

Sakaq, kryebashkiaku Veliaj u ndal në një tjetër projekt të rëndësishëm që do të vihet në shërbim të qytetarëve. Ai tha se së shpejti do të nisë testimi i autobusëve elektronikë, ndërsa shtoi se Tiranës tashmë i është shtuar një flotë me taksi 100% elektronike.

Një tjetër lajm të mirë që dha kryebashkiaku Veliaj në mbledhjen e sotme, është për punonjësit e shërbimit zjarrfikës në kryeqytet. Ai tha se të gjithë këta punonjës do të marrin një pagë shpërblim dhe një pagesë shtesë prej 25% për punën e kryer jashtë orarit zyrtar.

Veliaj deklaroi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak se propozimi i tij vjen si rjedhojë e punës së mirë të bërë nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit duke arritur të përballojë me sukses të gjitha vështirësitë e krijuara si rezultat i zjarreve të shumta të rëna nga temperaturat e larta.

Kryebashkiaku deklaroi se puna e palodhur nga punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit në Bashkinë e Tiranës bëri të mundur shpëtimin e sipërfaqeve të shumta pyjesh dhe kullotash nga djegia dhe e shpëtimit të jetëve njerëzore.

“Nëse nuk u dëmtua asnjë banesë, nëse nuk u dëmtua asnjë pronë e qytetarëve të Tiranës, nëse nuk u lëndua asnjë qytetar, e gjithë kjo është meritë e punës së këtyre burrave e grave të cilëve ju detyrohemi një shenjë mirënjohje si qytet”, deklaroi Veliaj, ndërsa kërkoi votimin unanim të këtij vendimi nga të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts