Në internet është arritur të krijohet një hartë virtuale e botës ku sipër çdo shteti shkruhet titulli i romanit më të preferuar.
Ky projekt bëhet në faqen BackForward24 ku çdo shtet korrenspondon me një libër të caktuar, dhe kjo është quajtur ndryshe si Harta e Literaturës së Botës.
Angli – “Krenari dhe Paragjykim” nga Jane Austen
Spanjë – “Hija e Erës” nga Carlos Ruiz Zafon
Irani – “Persepolis” nga Marjane Satrapi
Irlanda – “Uliksi” nga James Joice
Amerikë – “Të vrasësh zogun përqeshës” nga Harper Lee
Kanadaja – “Ana Flokëkuqja” nga L.M Montgomery
Ndërsa në Shqipëri më i preferuari është “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” nga Ismail Kadare.