Wednesday, February 1, 2023
HomeAktualitetOperatori polak i turizmit: Kamarierë shqiptarë, buzëqeshni!

Operatori polak i turizmit: Kamarierë shqiptarë, buzëqeshni!

-

Kanë prenotuar që tani 11 hotele në zonën e Golemit në bregdetin e Adriatikut nga maji deri në shtator 2018. Kanë harxhuar deri tani në Shqipëri 13 milionë euro dhe pritet të harxhojnë shumë më shumë në të ardhmen.

Kanë rritur kërkesat për shtimin e numrit të turistëve dhe synojnë të zgjerojnë prenotimet edhe në plazhe të tjera të Shqipërisë. Një përfaqësi e një operatori turistik polak ka paraqituir këto ditë vetëm një kërkesë “të vogël” te ministri i ri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Klosi zbuloi kërkesën e habitshme pas pyetjes së tij “me çfarë mund t’ju ndihmojmë si ministri”.

“Vetëm një kërkesë kemi, kamarierët shqiptarë të buzëqeshin”!- ishin një zëri fjalët e përfaqësisë polake të operatorit turistik. “Jam gjendur keq nga kjo kërkesë,- tha minstri Klosi,- kur mendon që kjo kompani turistike është nga më aktive në vendin tonë dhe që bvetëm gjatë vitit 2017 konsumoi në Shqipëri 13 milionë Euro.

Sipas të dhënave pritet që në ardhmen të shtojë edhe më ndjeshëm numrin e turusitëve nga Polonia.

“Prisja të më paraqiste kërkesa që lidheshin me ato probleme që ne i hasim më shpesh si komoditeti, papastërtia, mungesa e guidave e të tjera si këto. Por jo vetëm nuk i zunë në gojë këto, por më kërkuan një gjë që vërtetë ka shumë kuptim dhe që lidhet me cilësinë eshërbimit në lokale e hotele.

“Më thanë se kamarierët shqiptarë janë të vrazhdë, nuk kanë mirësjellje dhe nuk qeshin dhe për ta kjo ishte pika e keqe e impresioneve rreth Shqiprisë”, tregoi Klosi nga biseda me tan ë ministri.

Klosi shtoi se tashmë një nga kompontetë që turizmi shqiptar duhet dhe do ta ketë prioritet do jetë rritja e cilësisë së shërbimeve që natyrisht është një element I biznesit privat por që shteti do krijojë mundësitë që lidhen me shkollimin profesional aq të domosdoshëm për një turizëm që është në prioritetet e qeverisë Rama 2.

/Oranews.tv/

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,689FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts