Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetRama paralajmëron zyrtarët e shtetit: Mos guxoni të ngacmoni sipërmarrësit!

Rama paralajmëron zyrtarët e shtetit: Mos guxoni të ngacmoni sipërmarrësit!

-

Teksa fitoi të gjithë sipërmarrësit për të evidentuar çdo problem, kreu i qeverisë tha se duhet t’i shpallet luftë informalitetit.

“E di që ka një mijë e një arsye për të dëgjuar e thënë. Por realiteti është ndryshe. E di që ka një mirë arsye se secili nga ju mund të thotë se ‘pse ti hy kësaj pune’, dhe i bini shkurt. Por përkundër këtyre arsye legjitime, duhet të na vini në provë. Qysh në provat e para do konstatoni që nuk është kështu siç po them, është e drejta tuaj që t’i zgjidhni ato marrëveshjet me zonën e errët të administratës. Qëllimi për ta bërë qeverinë përmes Ministres së Shtetit, për mbrojtën e administratës, është një qëllim i vërtet. Të bëhemi palë në luftën kundër informaliteit. Janë dy pjesë shumë të lidhura që kondicionojnë në rolin tuaj. Ju jeni kontributorët kryesorë në buxhetin e shtetit. Asnjë zyrtar i shtetit mos të guxojë të ngacmojë asnjë prej jush dhe mos të guxojë që të futet në asnjë derë prej jush që të marrë peng ndonjë ryshfet, për të krijuar soliditet dhe për të ulur informalitetin që e gërryen më shumë se çdo gjë tjetër sipërmarrjen e Strukturuar. Kemi bërë progres, por është i pamjaftueshëm”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts