Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëRama takim me sipërmarrësit: Të luftojmë grabitqarët në administratë, duhet të na...

Rama takim me sipërmarrësit: Të luftojmë grabitqarët në administratë, duhet të na vini në provë

-

“Miku më i fortë i çdo sipërmarrje duhet të jetë qeveria. Nuk është nevoja për miq as në dogana dhe tatime. Unë jam i bindur se ju të partët nëse do hapnit zemrën nuk po them barkun që jeni të vetëdijshëm se sa shumë grabitqarë dhe parazitë ka akoma në administratë. Ju jeni të parët që këta grabitqarë t’i luftojmë së bashku. Është e mundur që këta grabitqarë ti luftojë edhe pa ju, por do duhet më shumë kohë. Ju duhet të na vini në provë drejtpërdrejt dhe këtë duhet ta bëni përmes Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Ne jemi të vetëdijshëm që Shqipërinë mund ta ndërtojmë me ju.

 Ne kemi sot një sipërmarrje që ka filluar të ndryshojë. Duhet të çlirojmë raportin e sipërmarrjes me shëtitin. Ju duhet të bëni propozimit tuja për çfarë licencash dhe certifikatash duhet të hiqen në dogana apo kur merrni pjesë në gara. Unë nuk mendoj se është e denjë dhe etike që ju të zgjidhni rrugën e shkurtër dhe të bëheni palë me të korruptuarit në sistemin e qeverisjes.”- tha Rama.

vijon…

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts