- TIRANË- Ish-deputetja demokrate Jozefina Topalli është shprehur e zhgënjyer, e tronditur për mungesën e saj në parlamentin e ri, por jo për mungesë e saj në grupin e PD. Ajo ka thënë se nëse ish-lideri i PD-së do, mund ta shkarkojë Lulzim Bashën për 24 orë, ndaj të cilit ka renditur një sërë akuzash dhe kritikash.
Ish-deputetja deklaron se nuk e ka besuar asnjëherë që Lulzim Basha do ta çonte PD-në në nivelin tjetër, pasi e la Berisha. Ajo qe ndodhi sipas saj eshte shume e rende sepse te flirtosh dhe te jesh ne opozite nuk shkojne te dyja bashke. “Te flirtosh nuk do te thote te jesh ne qeveri, edhe pse ai ne qeveri ka qene 3 muaj rresht, me ata te ashtuquajtur ministra teknike”, tha Topalli.
Sipas saj Basha ka marre peng siglën e Partisë Demokratike. “Po të donte z. Berisha ta hiqte Lulin nga kreu i kesaj partie, kjo do te ndodhte brenda 24 oreve. Ai nuk e ben kete, sepse Berisha kur dha doreheqjen tha qe betejat e mia kane mbaruar”.
Topalli foli edhe sesa e ka zëvendësuar Basha liderin Berisha në krye tëPD-se!
“Nuk ishte e thjeshte qe pas ikjes se Berishës, dikush te zinte karrigen. Problemi eshte se te jesh kryetar i PD-se, se pari duhet te kesh autoritet moral, duhet te jesh i vertete, duhet te jesh frymezues, duhet te besh beteja te forta, nuk mendoj se ndonjeren prej tyre e ka Basha. Nga 2005 deri ne 2017, jane 12 vite ne politike, ka pasur te gjitha shanset per te na bindur se ai mund te ishte nje kryetar, por nuk e beri. Ne shkodranet kemi nje shprehje ‘nuk eshte me te bleme, asht me te leme’.
Nese ka nje fjale qe e pershkruan Lulzim Bashen eshte se: ai eshte i rreme ne fushate, i rreme kur flet”, – deklaroi ajo.
Topalli foli edhe per marrveshjen e 18 majit, dhe per zgjedhjet e fituara nga socialistet, duke u ndalur ne togfjaleshin: “Rama ia hodhi Bashes”
Ish-deputetja e PD-se, shprehu rezerva edhe per menyren e komunikimit qe Basha kishte ne çadrën e lirise. “Basha ne 5 jave ne cader, ka sulmuar me shume perendimin se Ramiz Alia ne 5 vite”, – perfundon ajo.