Thursday, May 23, 2024
HomeSportKombëtarja e 19-vjeçarëve shkëlqen kundër F.C PEPA, Bogdani: Nuk e pata mendjen...

Kombëtarja e 19-vjeçarëve shkëlqen kundër F.C PEPA, Bogdani: Nuk e pata mendjen te rezultati

-

 

Shqipëria U-19 mund bashkëmoshatarët e tyre të Pepës në shifrat 3 me 0, me Erjon Bogdanin që ka mbetur i kënaqur në fundin e ndeshjes.

Për kuq e zinjtë shënuan Pjetri me Burbën në pjesën e parë dhe shifrat u vulosën nga Myrtezaj në të dytën, ndërsa vendasit e Pepës, përpos përpjekjeve për të shënuar golin e nderit nuk ia dolën dot.
22140090_346262835799559_1535868524_o
Që në startimin e sfidës miqësore janë të besuarit e Bogdanit ata që vendosin diktatin në fushë dhe shtyjnë shumë përpara. Avantazhi i tyre territorial sjell frytet e veta, sepse në të 11′ është Pjetri që kalon në avantazh të tijtë, pas një skeme nga goditja e dënimit. Ritmi i lojës nuk bie as pas pësimit të këtij goli, sepse sërish djemtë e Bogdanit luajnë në sulm dhe janë vazhdimisht në kërkim të golit. Ndërkohë, Pepa mundohet me forcat e veta, por hasin vështirësi në finalizim. Shifrat do të dyfishohen një minutë nga fundi i pjesës së parë, teksa Burba ekzekuton si duhet një penallti.
22140101_346262859132890_2089672006_o
Fraksioni i dytë i lojës nis me ndryshime nga të dyja kampet dhe është skuadra e Pepës ajo që fillon të shfaqet më rrezikshëm, por finalizimi mungon sërish. Gjithsesi, në të 78-ën kuq e zinjtë shënojnë të tretin me anë të Myrtezajt, i cili hipotekon fitoren në këtë miqësore. duhet thënë se ekipit të Pepës nuk i solli fat as deputeti i Elbasanit, Bujar Muça, i cili ishte enkas në kompleksin “Pepa” për të parë këtë sfidë dhe bëri një bisedë të shkurtër me lojtarët e kësaj skuadre para ndeshjes.

Bogdani në fund të ndeshjes u shpreh i kënaqur me lojën që zhvilluan djemtë e tij në fushë. “Duhet ta kuptojmë që ishte një miqësore dhe nuk e kam pasur mendjen tek rezultati. Normalisht fituam, por rëndësi ka paraqitja që bëmë përpara ndeshjeve eliminatore. Mund të them se jam i kënaqur nga ajo që treguam në fushë”, e mbylli Bogdani, raporton Fatmir Popja.

GOLAT: Pjetri 11’, Burba 44’ (11-m), Myrtezaj 78’

FC PEPAU-19: Çollari, , Leka, Mujo, Verushi, Zane, Xhani, Baha, Lleshanaku, Bici. (U aktivizuan: Miraka, Bërdufi, Shuli, Berisha, Zogu, Çakalli, Hoxhaj, Boriçi, Muho, Piu, Bakalli, Hida). Trajner: Besnik Bashaliu

SHQIPËRIA U-19: Tafa, Çela, Pjetri, Abara, Rama, Gurini, Gjergo, Dervishi, Burba, Lleshi, Berisha. (U aktivizuan: Isufi, Qirko, Shala, Myrtezaj, Hysaj, Metolli, Gjura, Haxhiu, Bushaj, Doda, Lakti).

Trajner: Erjon Bogdani

GJYQTARË: E. Bylykbashi, R. Muzhaqi, D. Memelli (Elbasan)

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts