Jo vetëm bizneset, por edhe konsumatorët duhet të tregojnë kujdes që të pajisen me kupon tatimor, pasi pas datën 1 tetor do të gjobiten.
Cilido qytetar që bën një blerje dhe nuk tërheq kuponin tatimor do të përballet me gjobë.
Kjo u lajmëruar nga vetë drejtoresh e Përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjero, në emisionin ‘Ekopolitikë’.
Ja deklarata e saj:
Edhe qytetarët do kontrollohen, kanë detyrim ligjor të tërheqin kuponin. Në momentin që qytetarët nuk e tërheqin kuponin sigurisht që ka një penalitete që është 1 mijë lekë për ata që thyejnë ligjin.
Ne do i inkurajojmë të jenë pjesë e këtij aksioni. Jo gjthmonë do hyjmë direkt në ambinetin e biznesit por do pyesim një qytetar që sapo ka marrë një shërbim në atë njësi, i cili më tej mund të jetë dhe objekt i kontrollit.
Janë skema që përdoren në gjithë botën, ka punonjës të administratës tatimore, por jo vetëm, që hyjnë në një aktivitet.Qëllimi është jo të penalizojmë qytetarin por të jetë pjesë e aksionit dhe palë me administratën tatimore.