Friday, January 24, 2025
HomeEkonomiVasili: Rama po e çon vendin drejt një humnere ekonomisë.

Vasili: Rama po e çon vendin drejt një humnere ekonomisë.

-

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar sërish mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare.

Ai akuzon kryeministrin Rama se po e çon vendin drejt një humnere ekonomisë.

Në një postim në fb, ai shkruan se dikush duhet t’ia shpjegojë këtij kryeministri të paditur, që qesh pa vetëdije, se paratë e drogës dhe krimi që janë ulur këmbëkryq ngado, po e shkretojnë ekonominë e Shqipërisë dhe po i bëjnë edhe investitorët vendas, e jo më ata të huaj, që të ikin nga sytë këmbët.

Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, Vasili thotë se bankat shqiptare po kreditojnë masivisht jo bizneset në Shqipëri, por bizneset në Kosovë, Maqedoni, Turqi dhe jo pak, por plot 505 milionë euro.

Këta tregues po rriten vit pas viti sipas Vasilit dhe biznesi shqiptar po përjeton ditë shumë të vështira.

/Oranews.tv/

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts