Saturday, January 28, 2023
HomeAktualitetZnj. Pack: Thirrje qeverisë në Tiranë të mos pengojë Reformat për drejtësinë...

Znj. Pack: Thirrje qeverisë në Tiranë të mos pengojë Reformat për drejtësinë dhe zgjedhjet.

-

 

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi mori pjesë në Akademinë e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane që u mbajt në Nice të Francës, nën kujdesin e Presidentes Doris Pack. Deputetja e Partisë Demokratike deklaroi se votimi i shqiptarëve u minua nga fenomeni i shit-blerjes së votës, ndikimit të krimit të organizuar dhe përdorimit të pushtetit nga qeveritarët.

“Zgjedhjet Parlamentare të Qershorit 2017 u zhvilluan në një atmosferë dhune e presioni të vazhdueshëm, ndërsa Partia Demokratike ishte në aksion për të siguruar lirinë e votës. Paratë e drogës dhe aktiviteteve të tjera kriminale devijuan vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Devijimi i dhunshëm i votës në Shqipëri mund të ketë pasoja fatale për demokracinë. Partia Socialiste e Kryeministrit Edi Rama me rekorde korrupsioni, me mbështetjen dhe të lidhur me trafikantë të drogës dhe organizata kriminale, nëpërmjet varfërimin e popullatës dhe në shkelje të të Drejtave të Njeriut, bleu rezultatin e zgjedhjeve, kërcënoi dhe trembi votuesit. Për herë të parë, OSBE/ODHIR, në raportin final për zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri, shpreh qartë shqetësimin e madh për parregullsitë e vërejtura që ndikuan direkt në shtrembërimin të rezultatit zgjedhor: vota u ble, votuesit u kërcënuan! ‎E gjitha kjo favorizuar edhe nga kontrolli i pothuajse të gjitha mediave nga ana e pushtetit dhe në përndjekjeve të gazetarëve. Këtë të enjte, Kryeministri bllokoi të gjitha televizionet të transmetonin edhe punimet e Parlamentit, një histori e paprecedentë në censurim të hapur të së drejtës për informim dhe lirisë së gazetarëve”, tha Vokshi.

Ndërkohë, Presidentja e Forumit të Gruas të Partive Popullore Europiane, Doris Pack shprehu shqetësim për situatën e rënduar ekonomike, sociale dhe politike në Shqipëri. Duke ju referuar raportit të fundit të OSBE/ODHIR, Znj. Pack shprehu shqetësim për fenomenin e shit-blerjes së votës, të cilën raporti evidenton qartë, duke e dënuar atë me forcë. Znj. Pack i bëri thirrje qeverisë në Tiranë të mos pengojë Reformat për drejtësinë dhe zgjedhjet si dhe të bëjë hapa konkretë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit.

Znj. Pack përcolli mbështetjen e saj, të Partisë Popullore Europiane për Partinë Demokratike, për çdo përpjekje në drejtim të reformave që do të luftonin fenomenin e shit-blerjes së votës e do t’u siguronte shqiptarëve të zgjidhnin të lirë të ardhmen e tyre.

thumbnail_IMG-20170930-WA013

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts