- TIRANË- Asambleja Kombëtare e PS-së mblidhet të shtunën më 7 tetor nën drejtimin e nënkryetarit të PS Gramoz Ruçi. Gazetarja Marsela Karapanço ka siguruar për “BalkanWeb” axhendën e asamblesë ku do të flasin të gjithë ministrat dhe disa prej deputetëve. Mësohet se çdo ministër do të prezantojë objektivat e 100 ditëve të para të qeverisjes. Për të bërë këtë prezantim iu është përcaktuar një minutazh i caktuar, nga 3 deri në 5 minuta. Po kështu edhe Saimir Tahiri si Koordinatori Kombëtar për Bashkëqeverisjen do të bëjë prezantimin e konceptit dhe planit për bashkëqeverisjen.
Një minutazh i tillë është caktuar edhe për Bashkim Finon i cili do të flasë për organizimin e zgjedhjeve brenda partisë.
Ndërsa kryeministri Edi Rama do të marrë fjalën në fund, duke mbyllur kështu edhe Asamblenë e PS-së.