Thursday, February 29, 2024
HomePolitikëSkandali i radarëve në det, LSI “zbulon” fakte të reja: Korrupsion i...

Skandali i radarëve në det, LSI “zbulon” fakte të reja: Korrupsion i gjeneralëve!

-

Në thelb të këtij skandali sipas Luan Ramës qëndron korrupsioni, duke përmendur miliona dollarë të hedhura për mirëmbajtjen e radarëve.

Ai thotë se instalimi i serverit të kamerave që vëzhgon veprimtarinë e institucioneve ushtarake tek kompania private e kontraktuar për mirëmbajtjen e radarëve, është cenin i rëndë e flagrant i normave më elementare të sigurisë dhe të ruajtjes së informacionit dhe sipas tij, kaq do të mjaftonte që qeveria të jepte dorëheqjen.

STATUSI I LUAN RAMËS
Skandali me radarët dhe gjeneralët e korrupsionit!
Ministria e Mbrojtjes i paguan çdo muaj 97 milionë lekë kompanisë private për mirëmbajtjes e radarëve që nuk punojnë!

Radarët e instaluar për të vëzhguar hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë prej më shumë se dy vjet nuk punojnë! Thënë me “gjuhën” ushtarake, Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD) nuk është operacional!

Mosveprimi i strukturave përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është kriminal!

Sepse lënia jashtë funksioneve operacionale e sistemit të radarëve, ka cenuar drejtpërdrejtë sigurinë kombëtare!

Instalimi i serverit të kamerave që vëzhgon veprimtarinë e institucioneve ushtarake tek kompania private e kontraktuar për mirëmbajtjen e radarëve, është cenin i rëndë e flagrant i normave më elementare të sigurisë dhe të ruajtjes së informacionit!

Në një vend normal demokratik, vetëm kaq do të mjaftonte për ta konsideruar të gjithën një skandal të madh dhe që qeveria të jepte dorëheqjen!

Ministria e Mbrojtjes i paguan çdo muaj 97 milionë lekë kompanisë private që është kontraktuar të mirëmbajë Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, edhe pse sistemi nuk është operacional!

Vetëm për një vit, prej korrikut 2015 deri në korrik 2016 i janë dhënë firmës private 1 miliard e 150 milionë lekë për një punë që nuk e ka kryer!

Dhe si të mos mjaftonte kjo, në shkurt të këtij viti, pra në shkurt 2017, komanda e forcave detare ka prokuruar një fond prej 370 milionë lekë shtesë, për punime dhe pajisje, që i janë dhënë të njëjtës firmë, e cila në fakt duhej ti instalonte si detyrim kontraktual, pasi është paguar çdo muaj me 97 milionë lekë, për një punë të pakryer!

Por skandali i korrupsionit të gjeneralëve nuk është vetëm kaq!

Ka shpërdorim të frekuencave ushtarake, ka instalime private të pajisjeve të firmë në repartet ushtarake!

Në vlerësimin tim jemi përpara një veprimtarie kriminale; organizim mafioz për defektimin e sistemit, cenim me vetëdije të sigurisë së njerëzve në det, cenim të elementëve thelbësorë të sigurisë kombëtare!

Çfarë presin institucionet e zbatimit të ligjit?!

Luan Rama tabela radare (1)

Luan Rama tabela radare (2)

(m.k/BalkanWeb)

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts