Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitet”Zbret në terren”, aksioni për pastrimin e akseve kombëtare

”Zbret në terren”, aksioni për pastrimin e akseve kombëtare

-

 

Pas përfundimit të afatiti 15-ditor të lajmëruar më parë nga ministri Damian Gjiknuri, ARRSH dhe IKMT kanë nisur sot aksionin në terren për pastrimin e nyjeve dhe akseve kombëtare nga objektet e paligjshme. Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro dhe ajo e IKMT-së, Dallëndyshe Bici e kanë nisur aksionin nga Shkozeti, ku kanë detajuar aksionin.

“Aksioni ka nisur në një rrethrotull, në një mbikalim. Toka dhe sipërfaqet e tokave poshtë nënkalimeve janë sipërfaqe të shpronësuara nga shteti dhe aktiviteti këtu është i paligjshëm, në një kohë që është burim aksidenti sepse të gjitha makinat që hyjnë dhe dalin hyjnë në nënkalim. Gjithashtu dua t’iu bën me dije që përveç objekteve të biznesit kisoka, tabela, të gjitha llojet e aktivteteve që janë në kundërshtim me Kodin Rrugor, të gjitha këto do të hiqen nga akset rrugore. Një rëndësi të veçantë dhe një njoftim dua të bëj për të gjithë njësi tregtare të karburanteve, sepse në të gjitha karburantet ne kemi tabela vertikale të vendosura në anë të rrugës në kundërshtim me Kodin Rregullor. Do të lajmërohen të gjitha karburantet për ti hequr këto lloj tabelash për ti vendosur në funksion dhe në zbatim të Kodit Rrugor pasi kështu siç janë shmangin vëmendjen e drejtuesve të mjeteve. Të gjitha karburantet që përdorin natën prozhektorë jashtë standardeve të rrugës duhet ti heqin, në të kundërt në bashkëpunim me Inspektoriatin Ndërtimor dhe me Policinë e Shtetit ne do ti heqim të gjitha”, theksoi Qendro

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts