Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, deklaroi të martën se Këshilli mbikëqyrës i BSH-së mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në masën 1.25%.
Gjatë një konferencë për shtyp, Sejko tha se, “zhvillimet e fundit tregojnë se ekonomia po ecën drejt trendit të rritjes pozitive. Ndërsa vihet re një përmirësim i bilancit të shkëmbimeve tregtare”.
“Kredia për sektorin privat shënon rritje me 2 për qind, ndërsa është rritur kërkesa për kredi konsumatore”, vuri në dukje kreu i sistemit bankar.
Sipas tij, inflacioni nga 2.4 për qind është ulur në 2 për qind dhe GDP-së në 6-mujorin e parë të vitit ka shënuar rritje.