Thursday, March 28, 2024
HomeKulturëJa cilat janë 7 metropolet botërore që priten të “pushtohen” nga Skënderbeu…

Ja cilat janë 7 metropolet botërore që priten të “pushtohen” nga Skënderbeu…

-

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një emër që transmeton lavdi dhe qëndresën epike të një kombi për t’u mos u nënshtruar. Heroi ynë kombëtar është unikal, e kemi unik, dhe përkushtimi i tij ndaj kauzës për të cilën luftoi deri në frymën e fundit të jetës ka qënë një frymëzim për shumë kombe perëndimore evropiane.

Kjo gjë ilustrohet dukshëm nga bustet dhe përmendoret hijerënda në sheshet dhe piacat e metropoleve europiane si përshëmbull në Romë, Londër, Bruksel, etj si dhe në Miçigan, Shtete të Bashkuara.

Edhe pse nuk jam ndonjë nacionalist i thekur jam i mendimit se çdo shqiptar e ka për detyrë të pranojë dhe të lartësojë këtë figurë që i dha aq shumë jo vetëm popullit tonë por edhe mbarë qytetrimit europian, dhe besoj se ky mendim është i gjithmbarshëm.

Askush nuk po e bën më mirë këtë detyrim moral kombëtar se sa Prof. Dr Astrit Leka, Kryetar i SOLIDEST-Gjenevë. Kudo që ai ka shkuar ai ka reklamuar dhe ngritur denjësisht vlerat e bashkëkombësve të tij pranë autoriteteve shtetërore.

Si e bëri këtë? Ai e rrëfën këtë në një artikull për portalin Presheva Jonë në vitin 2012.

Në fillim vendosëm bustin e Skënderbeut në Gjenevë
Pas përgatitjes së një projekti për ngritjen e bustit të Skënderbeut në Gjenevë, bust bronzi që e kisha paguar në vitin 1991 në Tiranë, mora iniciativën, duke iu drejtuar për këtë fillimisht autoriteteve zvicerane, deri sa më në fund ia arrita qëllimit, duke siguruar miratimin e këtij projekti pas gjashtë vitesh.

Kështu, busti i Skënderbeut u përurua në Gjenevë më 1 nëntor 1997. Më tej vijuam me projektet për ta ngritur atë edhe në metropole të tjera, ku sytë e shqiptarëve e kërkojnë e krenohen me bustin e Skënderbeut…

Skënderbeu në Gjenevë

Busti i Skënderbeut në Spanjë
Për këtë vitet e fundit kemi marrë kontakte direkte me personalitete spanjolle dhe katalane me komunitetin shqiptar në Barcelonë, Madrid etj., dhe aktualisht jemi duke iniciuar bashkarisht ngritjen e kësaj vepre, diku, në një qytet të rëndësishëm të Spanjës, të bazuar në lidhjet historike të spanjollëve, e sidomos katalanëve me shqiptarët.

Këtu kemi kujtuar edhe se, në historinë e Katalonjës përmendet Skënderbeu i lidhur me mbretin Alfons në vitin 1453. Në Barcelonë kemi ngritur degën e shoqatës “Solidest”, e cila ndjek çështjen e realizimit të projektit në Barcelonë e në pamundësi të tij, atë të statujës së Nënë Terezës aty.

Statuja e Skënderbeut në Melburn të Australisë
Prej vitesh jemi në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të bashkësisë shqiptare në qytete të ndryshme të Australisë dhe kemi gjetur bashkëpunimin e tyre në realizimin e ngritjes së bustit të Skënderbeut në Melburn.

Na kanë ndihmuar sidomos për këtë zoti Cezar Jakupi, kryetari i një shoqate të rëndësishme të Australisë dhe zoti Rauf Soulio, konsull nderi i Shqipërisë në Australi.

Projekti ka gjetur mbështetjen e delegacionit të veteranëve të luftës të Australisë, që mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Botërore të Veteranëve, që u bë në Johannesburg në vitin 2003.

Busti i Skënderbeut në Buenos Aires
Kemi kërkuar që edhe në Buenos Aires të ketë një shesh me emrin e Skënderbeut dhe na është premtuar nga pala vendase, që me reciprocitet emërimin e një prej rrugëve të Tiranës “San Martin”, hero i pavarësisë argjentinase, kjo çështje është e mbyllur.

Tirana ka emëruar tashmë një nga sheshet e veta në afërsi të Kopshtit Botanik me emrin e heroit të pavarësisë së Argjentinës, “San Martin”, tani “topi” mbetet në palën tjetër.

Statuja e Skënderbeut në Kanada
Pas kontakteve me shqiptarë të Kanadasë, në Montreal, Otava, Uindsor, kemi dalë në përfundimin se shqiptarët e Kanadasë e kanë mundësinë ta ngrenë statujën e Skënderbeut në Toronto, madje të shoqëruar me kolokiume shkencore serioze.

Në kontaktet që kam pasur me ambasadën kanadeze në Zvicër, pasi u tregova se Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i shqiptarëve është vlerësuar nga heroi i Kanadasë, Xhejms Uolf, si një nga gjeneralët më të zotë në komandimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse, ata pranuan që Kanadaja do ta vendoste bustin e Skënderbeun, nëse do të vinte një propozim nga bashkësia shqiptare në Kanada. Në këtë mënyrë pra, sfida ka mbetur te bashkësia.

Skënderbeu në Madagaskar
Në dy takime që kam pasur me Presidentin e Madagaskarit, ai e kuptoi drejt qëllimin e shoqatës sonë për t’i bërë të njohur popullit malgash figura të ndritura të botës shqiptare, si një shkëmbim kulturor midis popujve, edhe pse të largët gjeografikisht

Skënderbeu në Berlin
“Solidest”-i, më 7 prill 1998, nga Gjeneva i është drejtuar zyrtarisht kryetarit të Bashkisë së Berlinit me një projekt të rregullt e të argumentuar shkencërisht, për të nderuar dhe figurën e Skënderbeut dhe sinjalet e deri tanishme janë shumë pozitive.

Busti i Skënderbeut në Pragë
Vazhdon puna për të përforcuar lidhjet tona me autoritetet çeke për ngritjen e bustit te Skënderbeut në pyllin e parkut “Petshin” të Pragës. Këtë radhë shpresojmë që në mbledhjen e veteranëve të luftës të Evropës, që është caktuar të mbahet në Pragë në maj të vitit 2006, veteranët çekë, por dhe evropianë do të na ndihmojnë pranë organeve bashkiake të Pragës për lejen e vendosjes së bustit të Skënderbeut në vendin e nderuar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts