- TIRANE– Ministrja e Mbrojtjes ka zhvilluar një takim me homologun polak Antoni Macierewicz në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes. Gjatë fjalës së saj Olta Xhacka u shpreh se takimi me homologun polak ishte i dobishëm, ndërsa e ka falënderuar atë për ndihmën që Polonia i ka dhënë Shqipërisë.
Xhacka tha se 400 milionë lekë ose 1.15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PPB) do shkojnë për modernizmin e Forcave të Armatosura
“Takimi ishte i dobishëm dhe e falënderova Antoni Macierewicz për vizitën në Tiranë si dhe për ndihmën që Polonia i kanë dhënë Shqipërisë. 400 milionë lekë ose 1.15% të PPB do shkojnë për modernizmin e forcave të armatosura duke përmbushur objektivat e NATO-s. Në bashkëpunim me aleatët tanë do vendosen edhe radarët për hapësirën ajrorë. E sigurova kolegun polak se Shqipëria do punojë më shumë sa i përket çështjes së sigurisë. Folëm edhe për misionin tonë kah aleancës së NATO-s.”- tha Xhacka.
(d.d/BalkanWeb)