Wednesday, February 1, 2023
HomeKulturëNobeli në fizikë shkon për tre pionerët e valëve gravitacionale

Nobeli në fizikë shkon për tre pionerët e valëve gravitacionale

-

Akademia Mbretërore e Shkencave në Suedi ka ndarë këtë të martë çmimin Nobel 2017 në Fizikë.

Fitues të çmimit janë shpallur tre fizikantët Ranier Weiss, Barry C.Barish dhe Kip S.Thorne.

Të tre janë anëtarë të bashkëpunimit LIGO-Virgo, detektor që zbuluan valët gravitacionale.

Trioja e shkencëtarëve është nderuar për punën e tyre në ndërtimin e Ligo dhe zbulimin e valëve gravitacionale.

“Çmimi i këtij viti shkon për zbulimin që tronditi botën”, tha përfaqësuesi i komitetit të Nobelit gjatë një konference shtypi në Stokholm të martën.

Komiteti Nobel ka dhënë 111 çmime në fizikë që nga viti 1901. Vitin e kaluar, tre studiues fituan për punën e tyre në fushën e topologjisë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,690FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts