Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëZbardhet takimi i Presidentit Meta me skulptorin shqiptar me famë botërore

Zbardhet takimi i Presidentit Meta me skulptorin shqiptar me famë botërore

-

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim të veçante artistin shqiptar me famë botërore Helidon Xhixha.

Meta e përgëzoi artistin shqiptar për arritjet dhe suksesin e tij të jashtëzakonshëm, në nivel evropian dhe botëror duke shtuar se kontributi dhe pjesëmarrja e tij e suksesshme është krenari për çdo shqiptar jashtë edhe brenda vendit.

Ai cilësoi skulptorin e mirënjohur Xhixha si ambasador të Shqipërisë dhe përfaqësues të denjë të artit, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare në botë.

Duke u ndalur veçanërisht në ekspozitat e tij në Londër, Venecia, Milano, Berlin, Majami, pjesë të pavijoneve shqiptare apo të pavijoneve të huaja, vendosja e skulpturave të tij në qendër të disa nga qytetet më në zë të artit dhe të kulturës, Presidenti Meta theksoi se ai është model për t’u ndjekur dhe shembull frymëzimi dhe motivimi për të gjithë krijuesit dhe artistët e rinj shqiptarë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts