Friday, April 19, 2024
HomeSportDuka: Nuk e pranojmë humbjen me Italinë dhe Spanjën, ndeshja me Izraelin...

Duka: Nuk e pranojmë humbjen me Italinë dhe Spanjën, ndeshja me Izraelin djeg akoma

-

 

Armando Duka në një prononcim para dy sfidave të fundit të kombëtares është shprehur se Shqipëria e ka arritur objektivin në këto kualifikuese, por pavarësisht kësaj ndaj Spanjës dhe Italisë do tentohet të merren pikë. Në intervistën për “super sport” kreu i FSHF-së tha se humbja me Izraelin në shtëpi djeg akoma.
Ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë

“Me Spanjën dhe Italinë? Janë dy ekipe shumë të forta, dy kampionë bote. Por, ne nuk jemi ekip për të pranuar humbjet kundër tyre. Ne do të bëjmë maksimumin. Duhet të bëjmë gjithçka mirë edhe pse fatkeqësisht kemi shumë mungesa. Ndaj kundërshtarëve të tillë kampionë bote duhet të kesh 30 lojtarë. Megjithatë, besoj se ata që do të luajnë do të bëjnë më të mirën dhe mund të arrijmë diçka.”

Lojtarët nën presion?

“Në grup është thuajse gjithçka e vendosur dhe lojtarët nuk kanë përse të kenë presion. Janë ndeshje që do të tërheqin vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe duhet të promovojmë futbollin shqiptar.”

Mesazhi i De Biazit

“De Biazi më ka dërguar mesazh ku më tha shpresoj të fitoni me Spanjën dhe të bëheni heronj të Italisë. Ndërsa unë i thashë që fitojmë me Spanjën dhe me Italinë. Spanja është një nga skuadrat më të mira në botë që ka kualitet pavarësisht problemeve të brendshme. Megjithatë le t’i shfrytëzojmë konfliktet e tyre të brendshme në këto momente, ndërsa më tej pastaj ata mund t’i zgjidhin këto çështje pas ndeshjes tonë.”

Objektivi dhe humbja me Izraelin

“Vendi i tretë? Mund të themi se nga ky kompeticion kemi marrë atë që të paktën e kishim llogaritur në fillim. Pishman është vetëm humbja me Izraelin në shtëpi. Objektivi mund të konsiderohet i arritur. Por kemi edhe dy ndeshje, mund të kërkojmë edhe më tepër dhe nuk mund të dorëzohemi ende pa u mbyllur aktiviteti.”

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts