Wednesday, April 17, 2024
HomeSportKanadaja i shpall "lufte" futbollit shkodran. Largohen 2 trajner, priten edhe te...

Kanadaja i shpall “lufte” futbollit shkodran. Largohen 2 trajner, priten edhe te tjere

-

Prej dy ditësh ka nisur aplikimi për llotarinë amerikane dhe shumë shqiptarë kanë filluar ta bëjnë atë. Dëshira e shumë prej tyre është sërish për t’u larguar nga ky vend dhe padyshim që ky nuk është lajm i mirë. Nga informacionet që kemi, kanë aplikuar apo do të aplikojnë në ditët e ardhshme edhe shumë trajnerë dhe kuadro sporti. Një gjë e tillë nuk është e mirëpritur në fakt sepse zhvillimi i sportit në një vend ka si baza kualifikimin dhe shkollimin e njerëzve të tij.

Por edhe ato që kemi po na largohen një e nga një. Të mos harrojmë se vetëm kohët e fundit nga Shkodra dhe nga Shqipëria janë larguar dy trajnerë të njohur, dy ish- futbollistë kampionë të Vllaznisë. Bëhet fjalë për Alban Volumin dhe Ilir Dibrën.

Volumi_Dibra

I pari ka disa muaj që është larguar ndërsa i dyti, vetëm pak kohë më parë. Të dy kanë të njëjtin destinacion: Kanadanë. Kanë fituar lotarinë dhe tashmë bashkë me familjet e tyre janë sistemuar atje. Kanë marrë me vete edhe liçensat përkatëse të trajnimit, përvojën dhe shumë gjëra të tjera. Në Shkodër kemi dy trajnerë më pak të kualifikuar. Volumi ka qenë një ndër trajnerët më të mirë me moshat, kampion me ekipet e Akademisë Vllaznia dhe së fundi edhe me ato të AAS ndërsa Dibra ka provuar të punojë me Akademinë Vllazninë, trajner tek Tërbuni, Ada, Juban Danja dhe zëvendëstrajner tek ekipi i parë i Vllaznisë. Ato tashmë do të trajnojnë në Kanada. Fatin e tyre mund ta kenë edhe të tjerë që kanë aplikuar për lotarinë amerikane dhe ky nuk është lajm i mirë për sportin shkodran.

© shkodrasport.com

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts