Friday, April 19, 2024
HomesocialeNis “Ëndrra amerikane” 2019 - Pse të rinjtë e shohin të ardhmen...

Nis “Ëndrra amerikane” 2019 – Pse të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë?

-

 Lotaria Amerikane ka rikthyer shpresat për të rinjtë që duan ta ndërtojnë të ardhmen jashtë Shqipërisë. 24 vjeçari, Aldo Sula, është njëri prej tyre. Ai kërkon ta lërë Shqipërinë për një punë me të ardhura më të larta dhe të ardhme të sigurt.

Vitin e kaluar, Aldo Sula, nuk rezultoi në listën e fituesve të Lotarisë Amerikane. Ky tetor ia rikthen sërish shpresat për të jetuar e punuar përtej oqeanit.

E ka pritur gjatë ditën e tretë të këtij muaji, dhe me nisjen e aplikimeve u paraqit në qendrën më të afërt për të tentuar edhe një herë ëndrrën amerikane.

Aldo, 7 vite më parë la Bulqizën për Tiranën, është 24 vjeç dhe profesioni i tij është kuzhinier.

Arsyet që e nxitin në dëshirën për t`u larguar jashtë Shqipërisë janë të panumërta.

Edhe pse ende herët, ai mendon për familjet e tij të ardhshme, për fëmijët për të cilët kërkon një të ardhme më të sigurt.

Aldo Sula: Në Shqipëri nuk mund të kesh absolutisht të ardhura, nuk ka të ardhme të sigurt, mungojnë shumë gjëra. As familjes që nesër do të krijosh nuk ia plotëson dot kushtet. Jashtë shtetit do të punojmë shumë por do të vlerësohemi. Besoj se në Amerikë do të jenë gjërat shumë më ndryshe, fëmijët mund të kenë një të ardhme të sigurt.

Sfidat në nje vend të ri, nuk e frikësojnë. Përpjekjet për ta ndërtuar të ardhmen jashtë Shqipërisë i ka nisur më herët, duke tentuar rrugët ilegale drejt Britanisë së Madhe.

Aldo Sula: Unë jam shumë optimist që t’ia nis nga zero por në Amerikë sesa në Shqipëri që çdo ndryshim pune ia nis nga zero dhe nuk vlerësohesh fare.

Aldo, nuk është një rast i izoluar. Në dëshirën për të jetuar në Amerikë, apo kudo tjetër përveç Shqipërisë ai ndiqet nga qindra e mijëra të rinj, të cilët çdo vit shprehin interes të lartë për të plotësuar Lotarinë Amerikane.

Gazetarja: Çfarë do të bënte ty të qëndroje në Shqipëri dhe të kontribuoje për vendin tënd.

Aldo Sula: Asgjë, sepse Shqipëria nuk të ofron asgjë.

/Oranews.tv/

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts