Sunday, January 29, 2023
HomePolitikëRama nis nga Fieri konsultimet për buxhetin e vitit 2018.

Rama nis nga Fieri konsultimet për buxhetin e vitit 2018.

-

Kryeministri Edi Rama ka nisur konsultimet publike për buxhetin e vitit 2018. Nga qarku i Fierit ku ka prezantuar pikat kryesore të projektbuxhetit, kreu i qeverisë tha se përmes këtyre konsultimeve synohet që zërat e shpenzimeve të shkojnë aty ku është më e nevojshme.

 

 

Rama tha se procesi i vettingut dhe reforma në drejtësi i japin fund korrupsionit në nivele të larta.

“Jemi në udhëkryq sa i takon luftës kundër korrupsioni në të gjitha nivelet për ne është parësore, në këtë moment si qeveri, reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut, dhe kjo do të çojë përpara përpjekjen kundër korrupsionit në nivele të larta. Kjo synon të çlirojë njerëzit e zakonshëm nga pesha e madhe e korrupsionit. Është një udhëkryq që për ne është në të njëjtën kohë një sfidë themelore për të kaluar në një fazë tjetër”, tha kryeministri Rama.

Kreu i Qeverisë kërkoi bashkëpunim me biznesin për të luftuar informalitetin.

“Do t’i kërkojmë biznesit të vogël të bëhet pjesë e luftës kundër informalitetit. Të gjitha subjektet, edhe subjektet e biznesit të vogël do të përfshihen në TVSH. Nuk është e vërtetë që do të ketë rritje taksash për biznesin e vogël. Ne e kemi bërë zero dhe do të vazhdojë të mbetet zero. Ne do ta përfshijmë në regjimin e TVSH, por kjo nuk do të thotë se do të ketë rritje taksash. Çdo biznes i vogël do të sillet në mënyrë të strukturuar”, tha Rama.

Kryeministri tha se parësore për Qeverinë është largimi i korrupsionit nga instancat e shtetit.

“Parësore për ne sot, duke marrë parasysh reformën në drejtësi dhe procesin e vettingut, është të çlirojmë njerëzit e zakonshëm nga pesha e korrupsionit nga të gjitha instancat e shtetit”.

Rama tha se do të ketë një lehtësi të proceduarave për qytetarët.

“Njerëzit të refuzojnë kërkesat e zyrtarëve që duan si dokument një certifikatë. Çdo zyrë shteti ka detyrim që ta nxjerrë online certifikatën për këdo dhe të mos paguani më asnjë kokërr leku për të marrë certifikatë. Me vendim qeverie ne e kemi hequr këtë detyrim. Do të bëjmë një reduktim drastik të dokumenteve që iu kërkohen qytetarëve. Sa më pak burokraci dhe kontakte me zyrat e shtetit për të marrë dokumente, aq më pak korrupsion do të kemi dhe aq më shumë evitojmë burime energjisë negative që nuk ndihmojnë për asgjë”, tha Kryeministri.

Më tej, Rama foli edhe për rrugën e “Arbrit”, duke u shprehur se do të lidhet kontrata brenda pak ditëve. Kryeministri tha nga Fieri gjithashtu se do të ketë një rritje të cilësinë së shërbimit në arsim dhe në shëndetësi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,674FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts