Sokol Cikalleshi ka tronditur kombëtaren shqiptare të futbollit. Sulmuesi i grumbulluar nga skuadra turke e Osmanlispor do të mungojë për dy sfidat e fundit kualifikuese të Kupës së Botës “Rusi 2018” kundër Spanjës dhe Italisë.
27-vjeçari ka pësuar një dëmtim në seancën e djeshme stërvitore dhe pas kryerjes së rezonancës në ditën e sotme, është mësuar se duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 3 javë.
Në këtë mënyrë ai nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Christian Panucci dhe do të largohet nga grumbullimi i ekipit duke u nisur nesër drejt Turqisë pranë klubit të tij ku do të kryejë dhe fazën e rehabilitimit.