Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëDeklarata jashtë Kuvendit - Parashikimi i Berishës: Kështu si e ka nisur,...

Deklarata jashtë Kuvendit – Parashikimi i Berishës: Kështu si e ka nisur, këtë qeveri nuk e zë dhjetori

-

E ndërsa debati për reformën zgjedhore në Kuvend duket se u bllokua ende pa nisur, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se mazhoranca ka frikë nga fjala dhe diskutimet.

Teksa akuzoi Ruçin se po përdor metoda të vjetra të policisë sekrete hoxhiste në drejtimin e Kuvendit, Berisha nuk nguroi të bëjë edhe një parashikim për qeverinë se nuk e kap muaji dhjetor.

Berisha: Shumica po tregon se dhjetori siç e ka nisur nga frika dhe tmerri, nuk e zë. Kanë frikë nga fjala.Çfarë po kërkon opozita aty? Kërkon që komisioni në dritën edhe të raportit të OSBE të bëjë një diskutim. Këta nuk duan diskutim. Gramoz Ruçi po fut në parlament medodat e vjetra të policisë sekrete hoxhiste në drejtimin e  saj. E paralajmëroj të heqë dorë se janë absolutisht të patolerushme.

Për votimin elektronik, ai thotë se është terësisht i mundshëm.

Berisha: Është jetik për votën e emigrantëve, është jetik për votën e qetë të shqiptarëve, është plotësisht i mundshëm. Është e vërtetë që OSBE-ODIHR nuk e preferon shumë, nuk po hyj të merrem me arsyet e tyre por pavarësisht kësaj kjo metodë po vjen duke zënë vend më shumë. Aplikohet në një seri shtetesh, Britania.

Sa i takon platformës së kritikeve të Bashës për ringritjen në PD, Berisha pati këtë koment:

Berisha: Kam lexuar në media, por ajo platformë nëse është origjinalja i dorëzohet Kryesisë së PD, PD dhe bëhen vlerësimet. Jam jashtë çdo funksioni në PD.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts