Ne banesen e B.H policia sekuestron edhe 100 doza kokaine. Vijon aksioni

0
315

Policia e Shkodres ka arrestuar nje trafikant te lendeve narkotike ne Shkoder. Gjate arrestimit ne flagrance, te riut Blerim Harushaj iu sekuestruan 15 doza kokaine qe i shperndante rregullisht ne qytet ndersa uniformat blu vijuan aksionin edhe ne banesen e tij.

Specialistet e policise, ne shtepine e te riut gjeten edhe 100 doza te tjera qe dyshohet se jane kokaine. Keto detaje te ketij operacioni u bene te ditura nga drejtues te policise se Shkodres te cilet theksuan se po vijojne hetimet per te zbardhur kete grup kriminal. Dyshohet se i arrestuari sebashku me te tjere persona shperndanin rregullisht lende narkotike ne qender te qytetit.