Sunday, February 5, 2023
HomePolitikëReforma e deregulimit, ja urdhri i Ahmetaj për lehtësimin e shërbimeve.

Reforma e deregulimit, ja urdhri i Ahmetaj për lehtësimin e shërbimeve.

-

 

Në vijim të deklaratës së sotme të Kryeministrit Edi Rama për lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe sipërmarrjen, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka shpërndarë urdhrin ku detajohet lista e dokumenteve.
Bëhet fjalë për listën që institucionet në varësi të Ministrisë se Financave dhe Ekonomisë, nuk do t’i kërkojnë më nga qytetarët dhe sipërmarrja, por do t’i sigurojnë përmes platformës elektronike e-Albania ose nëpërmjet komunikimit dhe ndërveprimit ndërinstitucional.

Pjese e rëndësishme e këtyre dokumenteve janë një numër vërtetimesh të lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të cilat vetëm në vitin 2016 janë lëshuar mbi 275,702 herë. Përmes gjenerimit të këtyre vërtetimeve nga platforma e-Albania, iu kursehet qytetarëve dhe bizneseve mbi 91,912 orë me një vit, ose gati 11,400 ditë pune.

Po kështu, janë mbi 152,237 ekstrakte të lëshuara nga QKB në një vit, për të cilat janë shpenzuar rreth 71 mijë orë punë, që sot eliminohen përmes ofrimit online.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë po vijon me procesin e deregulimit në të gjithë gamën e shërbimeve që ofrohet në institucionet e varësisë, duke synuar reduktimin drastik të dokumenteve të kërkuara nga qytetarët dhe sipërmarrja dhe kalimin në një nivel të ri të modernizimit dhe dixhitalizimit të tyre.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,696FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts