Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetRIKTHEHEN SHIRAT, SHIKONI ÇFARË JU PRET DITËN E NESËRME

RIKTHEHEN SHIRAT, SHIKONI ÇFARË JU PRET DITËN E NESËRME

-

Dita e premte sipas meteologëve do të jetë e shoqëruar me vranësira dhe shira të vazhdueshëm në disa zona të vendit.

 

Sipas meteoalb të premten zonat veriore dhe qendrore paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por mot kryesisht i kthjellët dominon Jugun. Vranësirat shtohen gradualisht duke sjellë shira të dobët në veri dhe qendër. Pjesa e dytë e ditës vijon me vranësira e shira të dobët deri në mbrëmje kur shira të dendur përfshijnë zonat veriperëndimore dhe qendrore.

Gjatë natës, shirat shtrihen në pjesën më të madhe të vendit por pas mesnatës dhe orët e para të së shtunës reshje dëbore shfaqen në zonat e thella malore në veri – verilindje. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por një rënie më e ndjeshme do të shënohet në vlerat termike të mesditës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts