Për të gjithë arsimtarët në vend parashikohet një rritje rrogash prej 40 %.
Lajmin e bëri të ditur vetë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila tha se mësuesit duhet të mbështeten jo vetëm me pagën e tyre por edhe me mënyrën se si formohen në auditore.
Këtë deklaratë Ministrja Nikolla e bëri gjatë një takimi në gjimnazin Sinan Tafaj në Tiranë, në kuadër të ditës ndërkombëtare të mësuesit.
“Do të mundësojmë nxjerrjen nga niveli i dobët të më shumë se 2200 mësuesve në të gjithë Shqipërinë, ashtu sikurse do të ndërtojmë një sistem të ri të kualifikimit. Ne jemi angazhuar të rrisim deri në 40% pagën e tyre. Mësuesit duhen mbështetur me mënyrën sesi formohen dhe si formohen në fakultetet e edukimit”, tha Lindita Nikolla.