Friday, April 19, 2024
HomePolitikë“Tenderi korruptiv”, Berisha i turret ministres: Si po i mbush xhepat ndrikull...

“Tenderi korruptiv”, Berisha i turret ministres: Si po i mbush xhepat ndrikull Manastirliu

-

Ish-kryeministri Sali Berisha megjithëse i zënë me seancën plenare ku është gjithmonë shumë aktiv, nuk harron të publikojë edhe mesazhet e qytetarëve.
Kësaj radhe Berisha ka një denoncim për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ai thotë se ministrja po vesh me detyrim punonjësit e shëndetësisë për të mbushur xhepat e saj duke iu referuar deklaratave të saj nga Elbasani se të gjithë mjekët dhe infermierët në vend do kenë të njëjtën uniformë.

STATUSI I BERISHËS
Ja si i vesh ndrikull Manastirliu me detyrim punonjësit e shëndetësisë për të mbushur xhepat e vet!
Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital! sb

“Doktor uroj të jesh mirë dhe jetë të gjatë. Kjo ndrikulla e QSUT që e kanë bërë ministre të Shëndetësisë tani po vesh gjasme me të njëjtat uniforma të gjithë stafin në spitalet e rretheve të ngjashme me ato në QSUT,

Ky është një korrupsion i pastër i ndrikullës Manastirliu pasi ua ndërroi katër herë uniformat duke bërë tendera korruptiv stafit të QSUT shkon edhe bën mega skandalin tani me të gjitha spitalet duke futur të njëjtën kompani.

Beqja me Ramën vodhën sa deshën në kurriz të mjekëve dhe infermiereve me lloj-lloj PPP-je kurse kjo ndrikulla tall menderen me uniforma se këto kanë ngelur tani”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts