- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në ndërprerjen e seancës së Kuvendit. Ndonëse gazetarët e pyetën për tensionet në Kuvend, Berisha e zhvendosi fjalën e tij tek një çështje tjetër, që sipas tij është më e rë2ndësishme.
Ai tha se Shqipërinë e kanë ka kapur krimi dhe bandat. Berisha tha se një qytet i kapur nga bandat më keq sa edhe Elbasani është Shkodra. ” Dua tu them se ajo që shpërtheu në Elbasan dy herë, në mos tre, më agressive është në Shkodër. Qytet nga i cili po ikin biznesmenët, po ia dorëzojnë krimit. Në Shkodër bëjnë ligjin killer dhe trafikantë”.
Berisha: “Ajo që shpërtheu në Elbasan, dy herë mos të them tre herë më agresië është në Shkodër. Qytet nga i cili po ikin biznesmenë, po i dorëzojnë krimit bizneset sepse serial-killerat dhe trafikantët në Shkodër bëjnë ligjin në çdo sekondë të 24 orëshit. Vlorën e patë vetë në çkatandisje është. Më pyetet për deklaratën. Deklarata është kjo: Shqipëria ka një kryetar të meduzës së krimit të organizuar, Edi Rama. Çdo deklaratë i jep strehë atij që është koka e meduzës. Për mua kryekumbara i Shqipërisë është Edi Rama.Sepse kur ju kërkua të mos vendosë Artur Bushin e vendosi, u tha shqiptarëve se burrë më të ndershëm se Elvis Rroshi nuk ka. Është Rama që ka zonën e vetë Vlorën. Është Edi Rama që ato 5 vota që merr në Shkodër i merr përmes bandave të krimit. Është Rama që mbushi parlamentin me vrasës, trafikant, familjarë të së cilit, vëllai Olsi ka kaluar disa herë kyufrin me makinën e famshme të kokainës. Nëse flasim për krimin duhet të flasim për Edi Ramën, nëse nuk flasim për Edi Ramën dhe krimin atëherë mbrojmë Edi Ramën.
“