Thursday, April 25, 2024
HomeEkonomiBerisha: “FMN s’duhet të ike”.

Berisha: “FMN s’duhet të ike”.

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot duke folur për ekonominë në vend se misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk duhet të largohet nga Shqipëria dhe se opozita duhet të marrë masa pasi borxhi është shumë i lartë.
“FMN nuk duhet të largohet! Opozita duhet të marrë masa të forta në këtë drejtim! Është parlamenti, i cili ka ratifikuar marrëveshjen, që duhet të flasë nëse FMN duhet apo nuk duhet të qëndrojë! Një borxh 85% është një gur shumë i rëndë në qafën e ekonomisë shqiptare!”, shkruan ish-kryeministri.

Por ndërsa Berisha ka publikuar deklaratën e tij, komentuesit i kujtojnë se kur ishte në pushtet e largoi FMN-në. Nga ana tjetër Berisha arsyetohet duke thënë se FMN kaloi në marrëveshje pasi ekonomia kishte rritje dhe borxhi ishte më i ulët.

Komentues: Po ju pse e larguat sapo erdhët në pushtet FMN zoti Berisha????
Sali Berisha: Unë nuk e përzura, por vet FMN kaloi në marrëveshje sipas artikullit 4, sepse ekonomia kishte rritje dhe borxhi ishte 62,4% e GDP, kurse sot borxhi, se bashku me koncesionet dhe partneritetin publik privat është rreth 85%.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts