Tuesday, January 31, 2023
HomeSportEkspozita “4 herë Kampionë” realizohet ne Shkoder.

Ekspozita “4 herë Kampionë” realizohet ne Shkoder.

-

 

305193_2

 Ambasada e Italisë në Tiranë dhe Federata Italiane e Futbollit kanë kënaqësinë të sjellin, për herë të parë në Shqipëri, 4 kupat e botës që ka fituar Kombëtarja italiane e futbollit gjatë historisë së saj të lavdishme sportive.

Ekspozita “4 herë Kampionë”, e realizuar në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe me pjesëmarrjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, do të realizohet në Shkodër, në Teatrin Migjeni dhe do të qëndrojë e hapur për publikun nga ora 12.00 deri në oren 19.00 të ditës së hënë, 9 tetor 2017. Kjo nismë, e parashikuar me rastin e ndeshjes Shqipëri-Itali, e vlefshme për kualifikimet europiane në fazën finale të Kupës së Botës FIFA 2018, synon të vërë theksin e të vlerësojë ndeshjen e parë zyrtare në historinë e Kombëtares Italiane të futbollit në Shqipëri, në këndvështrimin e afirmimit të vlerave pozitive të sportit si dhe të promovoje më tej miqësinë dhe marrëdhëniet në fushën e sportit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Ekspozita do të jetë e hapur dhe pa pagesë për të gjithë tifozët e të dy skuadrave kombëtare të futbollit, në linjë me filozofinë e FIGC se kupat i përkasin të gjithëve. Gjithsesi, të pranishmit mund të ofrojnë vullnetarisht një kontribut që do t’i kalojë një shoqate me aktivitet në rrethin e Shkodrës e që prej vitesh është e angazhuar në ndihmë të personave në nevojë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,687FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts