Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetINSTAT,2012-2017-Popullsia e vendit tone eshte zvogeluar me 26 mije banore.

INSTAT,2012-2017-Popullsia e vendit tone eshte zvogeluar me 26 mije banore.

-

Numri i popullsisë shqiptare ka  rënë ndjeshëm në 5 vite.Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, në periudhën 2012-2017 popullsia e vendit tonë është zvogëluar me 26 mijë banorë. Faktorët kryesorë sipas sociologëve lidhen me pasiguritë ekonomike dhe ulja e numrit të familjeve të reja. Për të ndryshuar këtë tendencë sygjerohen më shumë politika mbështetsë për lindjet dhe për familjet e reja.

Zvogëlohet me 26 mijë banorë popullsia shqiptare në 5 vitet e fundit.Të dhënat e INSTAT tregojnë se në përiudhën 2012-2017 ka pasur një pakësim të popullsisë e ndikuar nga ulja e lindjeve, emigracioni dhe migracioni. Po si e shpjegojnë sociologët këtë tendencë?

Faktorët lidhen kryesisht me pasiguritë ekonomike të cilat sjellin uljen e numrit të familjeve dhe të lindjeve.

Entela Binjaku, sociologe: Arsyet se pse qytetarët shqiptarë emigrojnë, lindin më pak apo lëvizin  brenda vendit, lidhen kryesisht me pasigurinë e tyre ekonomike për të sjellë në jetë pasardhës, së dyti për shkak të vështirësive për krijimin e familjeve të reja si rezultat i emigrimit të moshave të reja.

Ulja e numrit të popullsisë është një shqetësim i ngritur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërkohë që sociologët kërkojnë më shumë politika mbështetëse për krijimin e familjeve të reja por edhe për të stimuluar lindjet.

Binjaku:  Me perspektivën zhvillimore afatgjatë të vendit, që përsëri lidhet me krijimin e vendeve të reja të punës, me hapësirat favorizuese për sjelljen në jetë të fëmijëve.

Tirana dhe Durrësi,  gjatë pesë viteve të fundit kanë pësuar rritje të numrit të popullsisë.

Qarku i Vlorës reflekton një rritje të lehtë gjatë vitit 2016, por gjatë viteve 2012-2016 ky qark ka luhatje.

Ndërkohë që qarqet e tjera të vendit kanë pësuar një rënie në numrin e popullsisë.

Popullsia e Shqipërisë po shkon drejt proçesit të plakjes si pasojë e uljes së lindshmërisë dhe rritjes së jetëgjatësisë dhe për më tepër emigracionit i cili vazhdon të mbetet veprues dhe përfshin një popullsi relativisht të re.

Dibra është qarku me popullsinë më të re në Shqipëri.

Popullsia sipas moshës

0-14 vjeç            18 %

15-64 vjeç          69 %

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts