Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetNATO LARGON ISIS NGA IRAKU, ARRESTOHEN MË SHUMË SE 1 MIJË TERRORISTË

NATO LARGON ISIS NGA IRAKU, ARRESTOHEN MË SHUMË SE 1 MIJË TERRORISTË

-

f781c6aa0ab99696c376962f28ff493d_L

Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi tha sot se forcat irakiane kanë çliruar qytetin e Hawias nga militantët e Shtetit Islamik.

Njoftimin ai e dha gjatë një konference të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris, duke e quajtur atë “një fitore jo vetëm për Irakun, por për të gjithë botën”.

Trupat qeveritare irakiane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, së bashku me njësi të armatosura shi’ite të njohura si Forcat e Mobilizimit Popullor, e filluan sulmin ndaj qytetit Hawija më 21 shtator.

Gjenerali Paul Funk, komandanti i përgjithshëm i grupit të punës në Irak, përgëzoi trupat irakiane për rimarrjen e qytetit, duke thënë se ata “luftuan me guxim dhe profesionalisht kundër një armiku brutal dhe të vendosur”, shkruan VOA. Sipas një njoftimi për shtyp, beteja zgjati 14 ditë dhe raportohet se janë dorëzuar më shumë se 1,000 terroristë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts