Thursday, March 28, 2024
HomePolitikëAsambleja e PS - Mesazhi i Tahirit: Të çlirojmë qytetarët nga skllavëria

Asambleja e PS – Mesazhi i Tahirit: Të çlirojmë qytetarët nga skllavëria

-

Koordinatori kombëtar për bashkëqeverisjen, Saimir Tahiri në Asamblenë e PS ka kërkuar angazhim për të rritur besueshmërinë e qytetarëve.

Në fjalën e tij, Tahiri tha se ka ardhur koha që qytetarët të çlirohen nga skllavëria.

Tahiri tha se bashkëqeverisja me qytetarët do shërbejë si pasqyrë për të parë ata me të cilët punojmë në administratë

Saimir Tahiri: Nqs një ditë ne do e gjejmë veten mes njerëzve nga njëra anë dhe pritshmërisë së tyre nga ana tjetër, ajo do të jetë fiks dita kur më shumë për mendjen se sa për shqisa do kemi kthyer mbrapsh kushtin e besimit dhe bashkë me të, edhe orën. E kur shoku më i ngushtë i pritshmërisë është mosbesimi, pa asnjë diskutim që do bëhet më e vështirë. Për këtë njerëzit nuk kanë faj. Nga njëra anë administrata, nga tjetra ministria, jo shumë më larg politika dhe pushteti kanë bërë punë me sukses herë për të shembur, e shumë më shpesh për të mos ndërtuar dot besimin e njerëzve. Mqs iu është bërë zakon të shohin se sa më e madhe bëhet karrigia, aq më shumë duken të vetëmjaftueshëm e sa më e gjatë koha, aq më e madhe arroganca prandaj njerëzit nuk kanë faj e prandaj presin zgjidhje nga ne.

Ne fituam të gjithë bashkë para pak muajsh, tani kemi qeveri, kemi strukturën, kemi ligje, i kemi të gjitha. Fituam vetëm me njerëzit, kur ndoshta sic thonë disa e kishim shumë më kollaj të fitonim me partitë e të qeverisnim korridoreve të pushtetit. Por ne fituam me njerëzit, bëmë atëherë zgjedhjen e duhur dhe kjo na bën me përgjegjësi më të madhe dhe punën na e bën më të vështirë. E tani nuk është fushatë elektorale, kështu nuk kemi as luksin këto ti kemi vetëm fjalë. Miqtë e mi, ne kemi dy rrugë. Ose të mbyllim sytë për hir të njëri-tjetrit, të vrasim të ardhmen e fëmijëve tanë më së pari e kjo mund të ketë trofe karriere e përfitime vetëm për disa, ose të clirohemi nga gjithcka është pengesë e djeshme, mbi të gjitha edhe e sotme për të shkuar te njerëzit dhe hallet e tyre. Edhe atëherë kur cmimin për këtë na takon ta paguajmë po ne. Me detyrim kemi këtë të dytën, sot e cdo ditë tjetër deri në fund. Nuk jemi ne të parët që i provojmë por i kemi të githa mundësitë që të jemi të parët që të arrijmë t’ia dalim, të dalim vetë mbi veten e mbi të gjitha vështirësitë që i kemi gjetur e që jo rrallë na dalin para e të kthejmë kokëposhtë traditën thuajse cerekshekullore të mjerimit të njerëzve.

Kryeministri hapi dje një dritare jo të vogël, po që nqs nuk shfrytëzohet sic duhet mund të kthehet në një instrument shumë të rëndësishëm. Bashkëqeverisja me njerëzit mund të jetë rruga jonë më e mirë për të nisur një kapitull të ri me qytetarët e për të bërë gjithcka nuk ka bërë më parë asnjë qeveri. Jo vetëm për të dëgjuar ata që janë mësuar të flasin e nuk janë dëgjuar, se kjo është më e pakta por për të nxitur ata që nga mosbesimi shumëvjecar kanë humbur dhe shpresën se po folën nuk do të dëgjohën. E për këtë ne nuk na duhet ti presim, na duhet ti nxisim, ti bindim se e kemi seriozisht kur i dëgjojmë, se nuk do kalojmë rradhën kur ti themi se do merremi me problemin e tyre. Po se ka ndonjë gjë që nuk bëhet dot, kjo është për shkak të vërtetës. Ne na duhet ti japim mundësi njerëzve të mos e ndiejnë larg atë që qeveris, qoftë në administratë, qoftë në parlament, qoftë në qeveri. Sigurisht nqs do kishim një sistem që funksiononte në ligj dhe në njerëz, asgjë nga këto ndoshta nuk do na duhej, sic na duhet sot.

Por kjo është kosto që na duhet ta paguajmë ne për ata që kanë qeverisur më parë. Kjo është kosto që duhet ta paguajmë ne për shkak të mosbesimit që kanë ngritur të tjerët para nesh e që ne e trashëgojmë së bashku me mundësinë për të qeverisur. Ndaj, nqs ka ndonjë interes që i bashkon disa njerëz në një komunitet dhe në një grup shoqëror të kenë të kollajtë kontaktin me dikë që mund t’ia  zgjidhë atë problem dhe që duhet të qeverisë për ta më së pari dhe të mos e ndiejnë se mund ti pengojë dhe përtaci më i vogël në zyrën më të vogël të qeverisë apo interesi më i fortë i padrejtësisë dhe klientelave.

Ne na  duhet të përballemi dhe me gjithcka që nuk jemi përballur dot apo me ato gjëra që zakonisht na vijnë më kollaj të mos i përballim sepse sa herë administrata apo ata që marrin vendim e kanë kollaj, për dreq aty fshihet dicka që është një vështirësi që ka të bëjë me njerëzit. Dhe sic është konceptuar, bashkëqeverisja, kjo e jona nuk është me njerëzit që na duan, po me të gjithë njerëzit. E për gjitha këto na duhet një pasqyrë e jona se historia ka treguar se kush është parë në pasqyrën e paradhomës nuk ia ka dalë dot. E kush më keq akoma ka dëgjuar vetëm ata që në paradhomë kanë gjithmonë një vend të prenotuar, nuk ia ka dalë dot, ose ia ka dalë të mbajë pushtetin për një kohë, por jo ftyrën, as moralin, as ligjin. Bashkëqeverisja në këtë formë sic e kemi konceptuar ne mund të jetë një pasqyrë e vërtetë për të parë ata me të cilët punojmë në administratë, në cdo zyrë dhe jo vetëm, dhe për të vlerësuar ata që punojnë mirë dhe për të mos mbrojtur ata që qytetarin dhe hallin e vet e kanë një ngjarjen, ndoshta ngjarjen më të parëndësishme të ditës.

Për fatin tonë të keq, rruga e korrupsionit është shumë e shkurtër se rruga e ligjit dhe sot shtegu i mikut, i tarafit, i klientelizmit është ende sot akoma më i thjeshtë se transparenca, se meritokracia. E deri kur të ndodhë e kundërta për shkak të reformave, na duhet të ndërtojmë bashkë me njerëzit një rrugë shumë më të shkurtër se kaq, e mbi të gjitha më të shpejtë e pa vese.

Si rregull, pushteti është konflikt me veten para qytetarëve, përpara qeverisjes së hapur, informacionit, transparencës, pjesëmarrjes. Si rregull pushteti mjaftohet me veten ndaj duhet kurajo për të dalë jashtë zyrave, jashtë kornize e për të bërë më të vështirën të qeverisi me njerëzit. Jo pak kurajo është dashur për ta ideuar një mekanizëm të tillë, shumë më shumë se kaq duhet për ta vënë në funksionim dhe për ta besuar sepse në vetvete ky instrument nuk është i mjaftueshëm për të funksionuar e kjo nuk është në dorën as të kryeministrit, as të ekipit të tij, as timen as tonën bashkë.

Kjo është mbi të gjitha në dorën e njerëzve, të cilët ne kemi detyrimin ti japim besimin e plotë se kjo që nisim sot është një instrument i fuqishëm për ata që deri dje nuk kanë pasur dot fuqi. Dhe ne na duhet dhe kemi përgjegjësinë ta bëjmë të funksionojë, të fillojmë ne ta mendojmë veten pjesë të këtij mekanizmi e pastaj të bindim ata që kemi afër, të bindim ne njerëzit për të na vënë ne në provë e kësaj rradhe ndërtojmë bashkë e ta besimin tek e gjitha. Kjo sigurisht nuk bëhet dot vetëm nga zyrat, nuk bëhet as nga shkresat por do të thotë që ne të gjithë bashkë duhet të shkojmë në cdo lagje, cdo qytet, cdo fshat, cdo rrugë, cdo rrugicë sic shkonim në fushatë, të trokasim përsëri. Të flasim me njerëzit t’i dëgjojmë e ti ndihmojmë duke vënë në lëvizje atë strukturë të shtetit që deri dje nuk ka lëvizur dot dhe ti bindim ne njerëzit, ti takojmë e të na e besojnë ne hallin e zgjidhjen e tij. Nqs javën e parë ne do e besojmë më shumë, të jeni të bindur që brenda muajit të parë do jenë me mijëra ata që do besojnë tek secili prej nesh vetë dhe te mundësia për të bërë më shumë për njerëzit.

Është instrument shumë i kollajtë për të ndihmuar cdo deputet dhe cdo anëtar të Asamblesë Kombëtare për të bërë punën e vet dhe për tu përballur me vështirësitë e detyrësë sa herë ka përballë njerëz me halle në zona ku shkojmë dhe punojmë sepse e përsëris ne dy rrugë kemi: ose të bëhemi skllevër të pushtetit tonë, ose të clirojmë qytetarët nga skllavëria e burokracisë, e vonesave, e klientelizmit dhe korrupsionit dhe ne qartësisht jemi të dënuar të bëjmë këtë të dytën. Sot dhe cdo ditë, me cdo kosto.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts