Mësuesja e vitit u shpall Dhurata Myrtollari, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë për Çmimin Botëror të Mësuesit. Ajo u vlerësua nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, për sjelljen e risive në mësimdhënie.
Myrtollari jep mësim tek shkolla “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë, në lëndën Gjuhë-Letërsi.
Çmimin ia dorëzoi ministria Lindita Nikolla, e cila 2 vite më parë, në tetor të 2015-ës, i dha Myrtollarit një tjetër çmim, atë të mësueses organizatore të eventit më të bukur të shkollave shqiptare.
Gjatë ceremonisë së dhënies së çmimit, Nikolla premtoi se në këtë mandat të dytë të qeverisë, rrogat e mësuesve do të rriten me 40%.