Tuesday, April 16, 2024
HomeAktualitetEurodeputetët e SYRIZA-s çojnë në PE tekstet shkollore shqiptare

Eurodeputetët e SYRIZA-s çojnë në PE tekstet shkollore shqiptare

-

Çështja e teksteve shkollore shqiptare, që sipas Athinës propagandojnë “Shqipërinë e Madhe, që përfshin edhe territore të shteteve fqinje”, ka mbërritur deri në Parlamentin Europian.

Dy nga eurodeputetët e SYRIZA-s të kryeministrit Tsipras, i kanë drejtuar një pyetje përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme, Federicca Mogherini.

Pyetja nënshkruhet nga Dimitris Papadimouli, një nga nënpresidentët e parlamentit Europian dhe nga eurodeputeti Stelios Kouloglou.

Në argumentimin e tyre ata theksojnë që në një kohë që Shqipëria aspiron përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE, harta me përmbajtje nacionaliste dhe irredentiste përfshihen në tekstet zyrtare shkollore, duke propaganduar idenë e “Shqipërisë së Madhe. Këto harta përfshijnë territore të gjithë vendeve fqinje, si dhe të një shteti anëtar të BE-së, që është Greqia”.

Sipas dy eurodeputetëve, “është e qartë që këto praktika nuk promovojnë vlerat e BE-së për bashkëpunim dhe bashkezistencë paqësore, nevojën e pajtimit dhe të fqinjsësisë së mirë”.

“Që nga axhenda e Selanikut 2003, procesi i anëtarësimit në BE ka qenë mjeti që vendet e ballkanit Perëndimor të promovojnë reforma të rëndësishme., këto refroma duhet të ruhen nga nacionalizmi dhe gjuha e urrejtjes, që do të kenë pasoja katastrofale për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit”, vënë në dukje dy eurodeputetët grekë.

Ata thonë se për këtë arsye kërkojnë që Federicca Mogherini të japë përgjigje për dy pyetje që parashtrojnë dy eurodeputetët:

  1. Cilat janë iniciativat e organeve institucionale të BE-së për promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe luftimin e nacionalizmit dhe gjuhës së urrejtjes në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor.
  2. Në çfarë mase fenomenet e përshkruara më sipër vënë në rrezik procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, posaçërisht në momentin që vendi ka paraqitur kërkesën për hapjen e negociatave të anëtarësimit?

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts