Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetFBI parandalon sulmin në “Time Square”, arrestohen tre xhihadistë të ISIS-it

FBI parandalon sulmin në “Time Square”, arrestohen tre xhihadistë të ISIS-it

-

 

Komploti i disa xhihadistëve për të sulmuar New York-un përfshirë këtu sheshin Time Square dhe sistemin e metrove është ndaluar nga agjentët e FBI-së. Tre persona janë arrestuar nën akuzat se kishin planifikuar të kryenin sulme në emër të militantëve të shtetit islamik ISIS vitin e kaluar. Një prej të dyshuarve është shprehur se dëshironte të përsërite edhe një herë ngjarjen e rëndë të 11 shtatorit, njofton agjencia e lajmeve BBC.
Autoritetet amerikane të sigurisë njoftuan se shmangia e një komploti xhihadist për sulme në New York, ku përfshihej dhe “Times Square”-i, u arrit falë ndihmës së një agjenti të infiltruar të FBI-së.

Ai ishte shtirur si mbështetës i ISIS dhe komunikonte me tre të dyshuarit, dy prej të cilëve 19 vjeç dhe një 37 vjeç.

“Ata kishin planifikuar të kryenin shpërthim me eksploziv në sheshin Time Square, në stacionet e metrosë së New York-ut dhe të qëllonin me armë zjarri civilë nëpër koncerte”-thuhet në një deklaratë të departamentit amerikan të drejtësisë.

“Të tre të akuzuarit kishin shpresuar të kryenin sulme gjatë muajit të Ramazanit në vitin 2016, duke marrë shembull nga sulmi në Paris dhe në Belgjikë”-njofton më tej BBC.

Sakaq, edhe në vitin 2010 është tentuar të sulmohet me bombë sheshi Time Square por plani i autorit, i cili u dënua me burgim të përjetshëm, dështoi pasi bomba nuk shpërtheu.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts