Sunday, July 21, 2024
HomePolitikëKryemadhi i përgjigjet Ramës “dhëmb për dhëmb”: Kriminelët që ke në krah...

Kryemadhi i përgjigjet Ramës “dhëmb për dhëmb”: Kriminelët që ke në krah nuk të mbrojnë dot

-

Rama tha se në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, institucion i drejtuar nga LSI ishte punësuar edhe një këngëtar por Kryemadhi deklaroi se më mirë të punosh dhe të kesh miq këngëtarë se kriminelë. Ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se qeveris shtëpinë e tij me kriminelët.

“Kriminelet që Edi Rama ka zgjedhur për t’i pasur në krah nuk kanë për ta mbrojtur dot. Epoka e sundimit të krimit të organizuar do të marrë fund. Më mirë të kesh një infermiere, një këngëtar, një mësues, një shtëpiake, një pensionist dhe një të papunë për ta pasur shok e mik, të rrish e të punosh me ta, se sa të jetosh me kriminelët që Edi Rama ka zgjedhur për të drejtuar Shqipërinë. Edi Rama mund të qeverisë shtëpinë e tij me kriminelët, por Shqipërinë jo”, tha Kryemadhi.

Këto deklarata kryetarja e LSI i bëri gjatë një takimi me strukturat në Pogradec.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts