Saturday, January 25, 2025
HomeKulturë Lumi nënujor, një zbulim mahnitës

 Lumi nënujor, një zbulim mahnitës

-

Nuk është rasti i vetëm por është ndoshta zbulimi më i rëndësishëm (edhe pse vetëm i disa viteve më parë) në lidhje me këtë fenomen natyror interesant. Një lumë në thellësitë e detit… por si është e mundur?

Ky lumë nënujor konsiderohet si i gjashti më i madh në botë, krahasuar me homologët e tij mbi Tokë. I pozicionuar në disa pika deri në njëqind metra thellësi, ky lumë mund të rrjedhë deri në 6.4 kilometra në orë dhe të ketë një prurje prej 22.000 metrash kubikë uji; në vetvete ai gërmon një kanal që mund të arrijë deri në 1 kilometër gjerësi.  Çfarë mrekullie!

Gjendemi në Cenote Angelita, Meksikë; ku ky lumë rrjedh në plot 115 metra thellësi, në disa pika, me flukse uji të kripur dhe të ëmbël në thellësi të ndryshme. Ky vend zhytjesh këshillohet për zhytësit ekspertë të cilët janë në kërkim të emocioneve shtesë. Emri i referohet një engjëlli të vogël që përshkruan në mënyrë perfekte aureolën misterioze që qëndron pas kësaj thellesie. Pas gjashtëdhjetë metrash uji të ëmbël dhe të qartë, gjendet një lumë qumështor në të cilin mund të fundosesh si të ishte një re. Sipër lumit nëntokësor me pamje të turbullt uji është i kristaltë dhe kur polumbarët zhyten ata zhduken menjëherë, poshtë ujërat kanë vizibilitet të ulët dhe janë të nevojshme dritat për të notuar të zhytur.

1river3

1river-630x420

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts