Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetMalte-Ne kerkim 24-vjecari shqiptar,akuzohet per grabitje.

Malte-Ne kerkim 24-vjecari shqiptar,akuzohet per grabitje.

-

Policia e Maltës ka shpërndarë foton e një 24-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për grabitje.

“Malta Today” shkruan se policia është vënë në ndjekje të shqiptarit Ramazan Hysa, i cili dyshohet se është autori i grabitjes së një argjendarie.

Shqipitari Hysa së bashku me një person tjetër dyshohet se janë autorë të grabitjes së argjendarisë  Diamonds. Vlera e bizhuterive të vjedhura llogaritet në dhjetëra mijëra euro.

Dy personat ishin të armatosur me shkopinj, një armë dhe një sëpatë. Sipas “Malta Today” menjëherë pas krimit ata janë larguar me një makinë të bardhë, më pas e kanë braktisur atë për tu larguar me një motor me 4 rrota.

Një roje sigurie u plagos  pasi një nga grabitësit e goditi atë në kokë me qytën e armës.

Policia e Maltës ka shpërndarë edhe numrat e telefonit ku mund të telefonojnë ata që kanë informacion mbi 24 vjecarin shqiptar dhe personin tjetër.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts