Friday, April 19, 2024
HomeKulturëPrezantohet në UET - “Sarah”, romani i parë i Alfred Pezës

Prezantohet në UET – “Sarah”, romani i parë i Alfred Pezës

-

“Sarah” është libri i parë i Alfred Pezës. Një roman letrar, që identifikon Shqipërinë mes dy luftrave botërore. Libri u prezantua për artëdëshist dhe kolegët e Pezës, në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës.

Gazetaria është një letërsi në nxitim, thoshte Heminguej. E tillë duket se ka qënë edhe gazetarin, publicistin dhe politikanin Alfred Peza, i cili tani më prezantohet për publikun shqiptar edhe si shkrimëtar.

“Sarah” është romani i tij i parë, një botim i Mapo Edition që u prezantua për miqtë e kolegët e Pezës në Universitetin Europian të Tiranës. Një vepër që sic thotë ai vjen në një kohë atipike me dy personazhe realë, Mbretin Ahmet Zogu dhe Sarah Blloshmin, mbesën e Ismail Qemalit, personazhe që flasin për gra të lira dhe burra të vërtet

Romani përshkruan Shqipërinë mes dy luftrave botërore, ndërsa Pezës i është dashur një punë kërkimore thuajse pesë vjecare për të hedhur në rreshta historinë.

“Sarah” është pjesë e një projekti triologjik, do të pasohet nga dy romane të tjerë, një dedikuar diktatorit Enver Hoxha ndërsa libri tjetër në fokus do të ketë një nga liderat e periudhës paspluraliste, emrin e të cilit Peza nuk e zbulon ende.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts