Friday, March 29, 2024
HomePolitikë“Rama 2” - 3 emrat nga Kosova per zv/ministra

“Rama 2” – 3 emrat nga Kosova per zv/ministra

-

 

Një nga risitë e kabinetit qeveritar “Rama 2” është përfshirja në listën e zv/ministrave të tre emrave që vijnë nga Kosova.

vals

Konkretisht Valbona Shijaku, një njohëse e mirë e pikturës, është emëruar zv/ministre e Kulturës, ndërsa Hajrulla Çeku nga Prizreni i është besuar detyra e zv/ministrit të Turizmit dhe Mjedisit.  Çeku është pjesë e “EC Ma Ndryshe”, organizatë me bazë në komunitet që angazhohet për mbrojtjen e qyteteve të Kosovës. Ai ka përfunduar studimet master në qeverisje dhe zhvillim lokal.

hajr

Gjithashtu Besa Shahini, e njohur si analiste politike në Kosovë është emëruar zv/ministre e Arsimit.
Më herët kryeministri Rama kishte premtuar se në kabinetin e tij do të zinin vend edhe përfaqësues nga Kosova.

18566

Emërimi i tre zv/ministrave nga Kosova është një nga risitë e Ramës në kabinetin qeveritar, ndryshe nga sa ishte paralajmëruar përpara zyrtarizimit të qeverisë për një dy ose dy figura nga përtej kufirit si ministra në kabinet.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts